Kroi i Vitakut pret bisedimet e Brukselit

Shqiptaret e lagjes “Kroi i Vitakut”, kanë ndërruar mendje sa i përket vazhdimit të punimeve në rindërtimin e shtëpive të tyre qysh sot, siç kishin paralajmëruara dje se do t’i vazhdojnë.
Përfaqësuesi i banorëve, Nazmi Ismajli i tha ekipit te Koha Ditore se vendosen qe t’i presin bisedimet e sotme politike mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.
“Po i presim bisedimet”, ka thënë ai.
Një ditë më parë ai kishte thënë se nuk kanë të bëjnë asgjë me Brukselin dhe se do të vazhdojnë punimet qysh sot.
Por kur u pyet për arsyet e ndërrimit te vendimit, ai tha se gazetarët po bëjnë shumë pyetje.
“Ju nga njëherë po e merrni rolin e Prokurorit, i kena na do arsye qe i mbajmë për veti, tash për tash kështu kemi vendos”, tha ai.