Kroacia ia zgjat dorën Kosovës në luftë me korrupcionin

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, i shoqëruar nga kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan, Jetish Maloku, po qëndrojnë për vizitë pune në Republikën e Kroacisë.

Në kuadër të kësaj vizite kryeprokurori Lumezi është pritur nga homologu i tij kroat, kryeprokurori Dinko Cvitan, me të cilin është biseduar lidhur me organizimin e sistemit prokurorial në Republikën e Kosovës dhe me organizimin e sistemit prokurorial në Republikën e Kroacisë.

Në këtë takim, gjithashtu është biseduar edhe për luftën kundër korrupsionit të nivelit të lartë, për vështirësitë në procese hetimore, gjithashtu për vështirësitë dhe sfidat me të cilat ballafaqohen dy sistemet prokuroriale lidhur me përmbushjen e kritereve për proceset e integrimeve evropiane.

Kryeprokurori Lumezi dhe kryeprokurori Cvitan ndër të tjera biseduan edhe për organizimin e USKOK-ut, si dhe për bashkëpunimin në mes prokurorive të dy vendeve në luftën kundër krimit të organizuar transnacional.

Gjatë këtij takimi kryeprokurori Lumezi e ftoi homologun e tij kroat dhe ekipin e tij, për vizitë pune në prokuroritë e vendit tonë, për të shkëmbyer përvojat e prokurorive të dy vendeve në luftën kundër kriminalitetit, me qëllim të rritjes së efikasitetit të sistemit prokurorial të Kosovës.

Të dy kryeprokurorët u pajtuan se do të angazhohen të punojnë për thellimin e bashkëpunimit në mes sistemit prokurorial të Republikës së Kosovës dhe sistemit prokurorial të Republikës së Kroacisë. /Telegrafi/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kroacia-ia-zgjat-doren-kosoves-ne-lufte-me-korrupcionin/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala