Kriza siriane, Erdogan “ia mbledh” Brukselit

Autori:Gazeta Fjala

Presidenti turk Recep Tayip Erdogan i kërkoi Bashkimit Europian të hënën që të marrë në konsideratë krijimin e parajsave të sigurta dhe zonave të ndalim-fluturimit në Siri, si mënyrë për të frenuar krizën e emigrantëve.

Kërkesa erdhi edhe pse Erdogan sinjalizoi gjithashtu gadishmërinë e Ankarasë për të dsikutuar kërkesën e BE-së për më shumë kampe strehimi brenda Turiqsë.

Në një rrugëtim historik të errësuar nga inkursionet ruse në hapësirën ajrore të Turqisë, Erdogan tentoi ta spostonte vëmendjen tek ai që e sheh si “dështim të Europës” për të pranuar më shumë refugjatë, apo edhe për të ndërhyrë në burimin e vërtetë të ngërçit: luftën civile siriane.

Rrënjët e krizës së emigrantëve janë të zhytura thellë në konfliktin e Sirisë, u tha reporterëve kreu i shtetit turk pas një seri takimesh në Bruksel me zyrtarë të lartë të BE-së.

Një nga mesazhet që ai përcolli gjatë ndalesës së tij ishte se europianët e kanë vetë fajin për gjendjen e vështirë në të cilën ndodhen sot.

Me të drejtë, mendojnë ekspertët, presidenti turk e kritikoi BE-në se e ka injoruar për një kohë të gjatë dramën e refugjatëve të luftës me bindjen se nuk do të prekej prej saj.

Rreth katër milionë sirianë të shpërngulur janë strehuar tashmë në vendet fqinje, gati gjysma e tyre në Turqi. Erdogan ka gjithashtu të drejtë kur vë në dukje se në Bruksel paniku shpërtheu vetëm kur gjithmonë e më shumë njerëz morën rrugën drejt Europës, vlerësojnë ekspertët.

Tani, në pikëpamjen e tyre, Erdogan është në një pozicion të favorshëm dhe përpiqet për t’i bërë shantazh BE-së me të gjitha format. Kështu ai e bëri të qartë se, për të bashkëpunuar në këtë çështje kërkon çmimin më të lartë të mundshëm.

“BE-ja duhet të pranojë që ai do të rifillojë si në Irak edhe në Siri luftën e tij ndaj kurdëve”, konsiderojnë analistët.

Ai madje shkoi aq larg sa i barazoi organizatat e tyre me ISIS-in dhe bëri thirrje për luftë të përbashkët kundër të gjithëve që i quan terroristë, duke kthyer kështu një moment politik në “asin e vet nën mëngë” kundër atyre kurdëve që rrokën armët dhe luftuan për Kobanen me militantët e dhunshem të Shtetit Islamik./TCH

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kriza-siriane-erdogan-ia-mbledh-brukselit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala