Kriza ekonomike prekë Shqipërinë, forca e punës me e ulëta në Evropë

Autori:Avdyl Pajaziti

Pjesëmarrja në fuqinë punëtore në Shqipëri është e ulët në krahasim me rajonin. Në studimin më të fundit të Bankës Botërore mbi tregun e Punës në Shqipëri referohet se, shkalla e pjesëmarrjes në forcën e punës është e ulët në të gjithë Ballkanin Perëndimor, ku Bosnja paraqitet me nivelin më të ulët 54%, ndërsa shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës në Shqipëri është 62 %, ndërsa në vendet e zhvilluara ky tregues është mbi 75%-90%. Të dhënat i referohen vitit 2013.
Në pjesëmarrjen në fuqinë punëtore shihen pabarazi të mëdha në Shqipëri, ku pjesëmarrja më e ulët është në mesin e femrave.
Hendeku në pjesëmarrjen e fuqisë punëtore ekziston mes meshkujve dhe femrave në moshë pune.
Ndërsa 51 për qind e grave marrin pjesë në forcën e punës, për meshkujt ky tregues është 72%.
Studimi vëren se rreth 68 për qind e grave të reja janë joaktive në forcat e punës.
Nga të dhënat e fundit të INSTAT papunësia në Shqipëri është 17.3 % e forcës së punës në tremujorin e dytë të 2015. Por nëse flukset emigrimit do të ishin më të ulta dhe pjesëmarrja në forcën e punës do të ishte ne nivelet e Europës, papunësia ndër shqiptare do të ishte alarmante në kushtet në të cilat po zhvillohet ekonomia aktualisht.
Kriza ekonomike globale dhe ngadalësimi i vazhdueshëm i ritmeve të rritjes ekonomike që pasoi dha pasoja negative në tregun shqiptar të punës. Pjesëmarrja në fuqinë punëtore ra me më shumë se 3 pikë në mes 2007 dhe 2008. Shoku që dha kriza ishte më ashpër ishte mbi të rinjtë, me një rënie prej rreth 6 pikë përqindje gjatë krizës (2007-2010).
Të dhënat për vitet e fundit, tregojnë se pjesëmarrja e fuqisë punëtore ka vazhduar rënie në vitin 2012 dhe 2013, me disa shenja të rimëkëmbjes në vitin 2014.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kriza-ekonomike-preke-shqiperine-forca-e-punes-me-e-uleta-ne-evrope/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala