Kriza e re e refugjatëve në Evropë do të arrijë nga Afrika

Autori:Avdyl Pajaziti

Zyrtari i lartë i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Tobi Lenzer, ka tërhequr vërejtjen se thatësira, varfëria dhe konfliktet e armatosura në basenin e liqenit Çad në Afrikë mund të nxisin një krizë të re të refugjatëve në Evropë.

Siç tha ai, kjo mund të ndodhë nëse udhëheqësit botëror nuk marrin vendimet e duhura në dy samite vendimtare për migracion dhe ndryshimet klimatike.

Samiti dy ditore Bashkimi Evropian-Afrikë do të fillojë të mërkurën më 11 nëntor në Maltë, ndërsa konferenca e OKB-së për ndryshimet klimatike do të zhvillohet në fund të muajit në Paris.

Lenzer tha se në këto dy samite mund të zgjidhën çështjet me të rëndësishme që lidhen me shtetet e basenit të Çadit, të goditura nga thatësira dhe nga të cilat janë zhvendosur 2.5 milionë njerëz, njofton 21media

Ai përkujtoi se disa nga të zhvendosurit tashmë kanë kaluar kufijtë ndërkombëtarë, në përpjekje që të arratisën nga dhuna e ushtruar nga organizata islamiste, Boko Haram.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kriza-e-re-e-refugjateve-ne-evrope-do-te-arrije-nga-afrika/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala