Kriza e emigrantëve: Udhëheqësit e BE-së takohen në Bruksel

Autori:Gazeta Fjala

Udhëheqësit evropianë do të diskutojnë sot masat për të lehtësuar krizën e emigrantëve në rajon ku fokusi në këtë takim do të jetë Turqia, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.

Gati 600.000 emigrantë kanë arritur në BE nga deti deri më tani këtë vit nëpërmjet Turqisë, thotë Organizata Ndërkombëtare për Migrim.

Udhëheqësit e BE-së po kërkojnë një bashkëpunim sa më të ngushtë me Turqinë, e cila mund të presë deri në 2 milionë emigrantë, shumica e tyre pritet të mbërrijnë nga Siria për shkak të luftës.

Në këmbim, Turqia duhet të ndërmarrë masat të ndryshme, duke përfshirë edhe zbatimin e procedurave të azilit dhe duke i dhënë përparësi hapjes së 6 qendrave të pritjes së refugjatëve, të cilat do të ndërtohen me bashkëfinancim nga BE-ja.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kriza-e-emigranteve-udheheqesit-e-be-se-takohen-ne-bruksel/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala