Kriza aktivizon Jahjagën, thërret liderët në takim

Autori:Avdyl Pajaziti

Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, pritet të aktivizohet në lehtësimin e krizës politike në vend.

Ajo së shpejti do të thërrasë në takim liderët e dy blloqeve të politikës kosovare. Lajmi u konfirmua nga zyra e presidentes Jahjaga, e cila duke iu përgjigjur pyetjes së Klan Kosovës thekson se pas zhvillimeve të fundit në parlament, Presidentja Jahjaga ka vendosur të luajë rol aktiv për  tejkalimin e gjendjes së krijuar ndërmjet pozitës dhe opozitës.

Ajo po konsideron opsionet për te ushtruar rolin e saj kushtetues dhe për të garantuar funksionimin demokratik të institucioneve, thuhet në përgjigjen zyrtare të presidentes Jahjaga.

Klan Kosova mëson se po shqyrtohen edhe mundësitë e takimeve veç e veç ose edhe të përbashkëta në spektrin politik.

Ky qëndrim i Jahjagës vjen vetëm një ditë pasi e para e shtetit takoi ambasadorin amerikan Greg Delaëie, i cili poashtu ftoi spektrin politik që nëpërmjet debatit, të tejkalojë ngërçin e krijuar.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kriza-aktivizon-jahjagen-therret-lideret-ne-takim/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala