“Kriteret politike” lanë pa punë 14 mësimdhënës

Autori:Avdyl Pajaziti

Lidhja Demokratike e Kosovës në Skenderaj nuk po arrin të marrë përgjigje nga autoritetet komunale e as nga Ministra e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, pse u larguan nga puna 14 mësimdhënësit e kësaj komune, vetëm që i përkasin kësaj

Edhe nëpërmjet përfaqësuesit të LDK-së në Kuvendin e Skenderajt, Cenë Behrami, shumë herë është kërkuar t’i dinë arsyet e largimit nga puna të 14 mësimdhënësve, por përgjigjet që kanë marrë, nuk i kanë kënaqur.

Dega e LDK-së në Skenderaj vlerëson se 14 mësimdhënësit e larguar, të cilët kanë punuar në arsim edhe nga 30 vjet, janë larguar nga puna vetëm pse nuk janë anëtarë të PDK-së. Sipas LDK-së, në arsimin e Skenderajt janë duke u zbatuar diferencime të thella politike, madje siç thonë në LDK, edhe më keq se në vitet e 80-ta.

Isa Fejzullahu, kryetar i degës së LDK-së në Skenderaj, thotë se diferencimet nga puna mbi baza partiake janë vazhdimësi e pushtetit aktual në Skenderaj.

E njëri prej mësimdhënësve që ka mbetur pa punë. Rizah Qitaku, thotë se ai dhe të tjerët kanë rënë viktimë e diferencimeve, sipas tij, ‘të parapara ideopolitike’.

AI thotë se ka pyetur edhe në MASHT, por ende nuk ka marr përgjigje.

Në anën tjetër, në Drejtorinë për Arsim në Skenderaj mohojnë të ketë dorë politika me rastin e pranimit të mësimdhënësve, e aq më pak të largimit nga procesi mësimor të një numri të mësimdhënësve në Skenderaj.

Jashar Lushtaku, drejtor në Departamentin Komunal të Arsimit në Skenderaj, tha se të gjithë atyre që kanë mbetur pa punë u mungon kualifikimi përkatës./ Zëri

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kriteret-politike-lane-pa-pune-14-mesimdhenes/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala