Krisja e parë LDK- PDK?

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryesia e Kuvendit e ka caktuar për nesër në orën 10 seancën e radhës të Kuvendit.

Në takimin e kryesisë me shefat e grupeve parlamentare është duke u folur për përgatitjet për seancën e nesërme, pas ngjarjeve që u shkaktuan brenda seancës javën e kaluar kur deputetë të opozitës përdorën filikaqa dhe gaz lotsjellës në përpjekje për ta penguar mbajtjen e saj.

Sot kryetari i Kuvendit, Kadri veseli, pranoi se “ka vështirësi dhe bllokadë” në Kuvend.

“Kjo iniciativë e bllokadës po ndodh në Kuvend pa fajin e Kuvendit. Nuk po kemi mundësi ta shprehim fjalën e lirë dhe qëndrimet tona”, tha Veseli në fillim të mbledhjes.

“Realisht pa të drejtë, Kuvendi është duke u abuzu dhe në të njëjtën kohë fati e ka deshtë që jam në krye të Kuvendit. Si kryetar jam i obliguar t’i respektoj ligjet”, tha Veseli.

“Është një situatë reale që e kemi qe një muaj. Dikujt i ka pëlqyer, dikujt jo por ne po hyjmë në krizë”, u shpreh ai.

Por shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri, ka kërkuar nga Veselit të jetë më i vendosur në gjetjen e rrugëve për ta tejkaluar këtë situatë.

“Nuk po e bartim fajin te ti por keni përgjegjësi me i kry obligimet me gjetë rrugë për tejkalim të situatës”, tha Beqiri duke iu drejtuar kryeparlamentarit.

“Në situata të tilla njeriu nuk mundet kushtimisht me mbet mirë me të gjithë”, u shpreh ai.

“Ne jemi të vetëdijshëm që dikush don me shku përtej kësaj, por asnjë arsye nuk mund të gjendet që të rrezikohen deputetet. Ne ua dimë për nder për durimin që e kanë pasë. Se ata kanë qenë të sulmuar”, tha Beqiri. /kallxo.com/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/krisja-e-pare-ldk-pdk/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala