Krimineli në kërkim s’i pëlqen fotoja, u dërgon një selfie (Foto)

Autori:Avdyl Pajaziti

Policia e Ohia-s kishte postuar në faqen e saj zyrtare fotografinë e një personi të shpallur në kërkim, por duket se i kërkuari nuk e ka pëlqyer foton prandaj ju ka dërguar atyre një “selfie”, duke kërkuar që ta ndryshojnë foton e parë sepse nuk i pëlqente.

Donald “Chip” Pugh, 45 vjeç, kërkohet nga policia e Lima-s të Ohio-s, për vandalizëm dhe përfshirje në zjarrvënie. Burri i dërgoi departamentit të policisë një foto ku duket me syze dielli, xhaketë me kuadrate dhe me këmishë të bardhë, i ulur në sendiljen e makinës.

“Kjo fotografi është më e mirë, tjetra është e tmerrshme”, lexohet në fotografinë e postuar në Policinë e Ohio’s- shkruan policia – Por tani do të na pëlqente që ai të vinte e të fliste me ne për akuzat që janë ngritur ndaj tij”. /albeu.com/

222458

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/krimineli-ne-kerkim-si-pelqen-fotoja-u-dergon-nje-selfie-foto/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala