Krimet jashtë raportit të Martyt, t’i gjykojë Kosova

Autori:Avdyl Pajaziti

Kosova duhet të dëshmojë se është e aftë t’i gjykojë edhe vetë krimet e luftës, të cilat nuk do të mund t’i trajtojë Gjykata Speciale për shkak të kufizimit të periudhës kohore, kanë thënë analistë ndërkombëtarë.

Gjykata Speciale do të ketë juridiksion mbi krimet që pretendohet se i kanë kryer drejtues të UÇK-së gjatë viteve 1998-2000, të cilat gjenden në Raportin e Asamblesë së Këshillit të Evropës, autor i të cilit është senatori Dick Marty, shkruan sot Koha Ditore.
James Ker-Lindsay, hulumtues i lartë në Shkollën për Shkenca Politike dhe Ekonomi (LSE), ka thënë se Kosova duhet ta ndjekë shembullin e fqinjëve, duke trajtuar krimet brenda sistemit të vet gjyqësor.

“Siç e kemi parë në të gjithë ish-Jugosllavinë, ndërsa figura të larta të akuzuara për kryerjen e shumë të këqijave e krimeve të luftës, janë gjykuar në Tribunalin Ndërkombëtar të Hagës – ka pasur edhe gjyqe për krimet e luftës brenda Serbisë, Bosnjës dhe Kroacisë”, ka thënë Lindsay.

“Çdokush pret që kjo përfundimisht do të ndodhë edhe në Kosovë”. Edhe pse EULEX-i është i angazhuar në disa hetime, sipas Lindsay, shumë pak gjykime janë bërë deri tani.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/krimet-jashte-raportit-te-martyt-ti-gjykoje-kosova/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala