Krimet ekonomike “aterojnë” në Ndërmarrjen Publike Banesore

Autori:Avdyl Pajaziti

Njësia për Krime Ekonomike e Policisë së Kosovës ka “ateruar” të mërkurën në Ndërmarrjen Publike Banesore (NPB) të Prishtinës, pas disa shkrimeve rreth keqpërdorimeve të shumta që janë bërë në këtë kompani publike komunale që nga përfundimi i luftës e deri më tash.

Gazeta ka raportuar se menaxhmenti aktual i kësaj ndërmarrjeje përmes një shkrese ka kërkuar nga Policia fillimin e hetimeve të një kontrate mes kësaj ndërmarrjeje dhe kompanisë NNP “Euroing”, nga Suhareka.

Në kërkesën e kompanisë, drejtuar Policisë e që e ka siguruar gazeta “Zëri”, thuhet se ish-menaxhmenti i NPB-së me rastin e lidhjes dhe më pas shkëputjes së njëanshme të kontratës për përfundimin e ndërtimit të objektit në rrugën “Eqrem Çabej”, në Prishtinë, ka dëmtuar rëndë ndërmarrjen.

Sipas tyre, këto dyshime forcohen edhe më tepër me aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe Gjykatës së Apelit lidhur me kontestin që është duke u zhvilluar sipas padisë së NNP “Euroing” nga Suhareka lidhur me shkëputjen e njëanshme të kontratës nga ish-menaxhmenti i kësaj ndërmarrjeje.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/krimet-ekonomike-aterojne-ne-ndermarrjen-publike-banesore/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala