Vrasje e trefishtë në Tiranë

Autori:Avdyl Pajaziti

Tirana është zgjuar e përgjakur mëngjesin e sotshëm, ku një vrasje e trefishtë brenda familjes ka ndodhur rreth orës 05:50 të mëngjesit të kësaj dite.

Emiljano Rustemi është autori i ngjarjes, i cili ka ngritur armën kundër bashkëshortes së tij, Izaura Rustemi, vjehrrës Ëngjëllushe Shaqiri dhe më pas është vetvrarë. Ngjarja e rëndë mendohet se ka ndodhur për shkak të mospranimit nga ana e autorit, ndarjen nga bashkëshortja.

Çifti ishte në proces divorci dhe për rrjedhojë, Izaura prej disa ditësh jetonte në banesën e të ëmës, Ëngjëllushe, ku edhe ka ndodhur krimi. Izaura e Emiljano Rustemi ishin prindër të tre fëmijëve, të cilët i kanë lënë jetimë dhe sipas informacioneve paraprake, dyshohet se e gjithë skena e krimit është zhvilluar përpara syve të tyre.

Policia ka mbërritur në vendngjarje, në zonën e Laprakës në kryeqytet dhe është duke hetuar për zbardhjen e plotë të./noa.al/.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/krim-i-trefishte-ne-tirane/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala