Krijohet makina më e madhe në botë

Prodhuesi indian i makinave, Sudhakar Yadav, ka bërë të mundur ndërtimin e makinës më të madhe në botë duke fituar rekord të dytë botëror Guinness.
Makina e modeluar si Ford Tourer i vitit 1922 – është 8 metra i gjatë dhe 15 metra i lartë – gati dy herë sa autobusi dykatësh në Londër.
Triçikli është edhe më i madh se një makinë – 12.6 metra. Ai ka një muze për makina në Hyderabad, ku shfaq modelet më të çuditshme të mjeteve. Makinat janë të formave dhe madhësive të ndryshme, si për shembull, në formën e një tavoline bilardoje, një të kuqi buzësh apo një patëllxhani.