Krerët e VV bëjnë homazhe në Prekaz (Foto)

Autori:Zekirja Shabani

Kryetari i Lëvizjes vetëvendosje Visar Ymeri, Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti, Nënkryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës Aida Dërguti si dhe deputeti Rexhep Selimi, kaun bërë homazhe të shtunën në Kompleksin Memorial në Prekaz.

“Në këtë ditë që nuk vdes kurrë, më 28 Nëntor, ka lindur një njeri që nuk vdes kurrë. Ai është Adem Jashari, i cili bashkë me familjen e tij i solli lulet e para lirisë së Kosovës. Sakrifica e kësaj familjeje dhe jehona e kësaj sakrifice nuk do të vdes kurrë, sepse na mëson se çka duhet të bëjë njeriu, çka duhet të jetë i gatshëm të bëj njeriu, për lirinë e vet dhe për dinjitetin e popullit të vet”, ka thënë Ymeri.

Sipas tij Adem Jashari vazhdon të mbetet mësuesi kryesor i historisë tonë, “dhe si i tillë, vepra e tij, jeta e tij dhe dëshmia e tij janë të pavdekshme dhe do të jetojnë përherë në zemrat dhe mendjet tona”.

shpend ahmeti aida prekaz

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kreret-e-vv-bejne-homazhe-ne-prekaz-foto/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala