Krerët e shtetit ende asnjë fjalë për ngjarjet e djeshme

Autori:Gazeta Fjala

Ngjarjet e djeshme kanë ngjallë reagime të shumta nga të pothuajse të gjithë. Por ka dikush që po hesht për krejt ato çka ndodhën dje, për arrestimin e Albin Kurtit e protestës së Vetëvendjses.

Nuk ka reaguar Krueministri Isa Mustaga, as Presidentja Atifete Jahjaga e as Kryeparlamentari Kadri Veseli.

Dje Policia e Kosovës ka arrestuar edhe 95 aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët kanë penguar arrestimin e Kurtit për të cilin ka pasur edhe urdhër arrest.

Lëvizja Vetëvendosje!, AAK-ja dhe Nisma kanë reaguar ndaj arrestimit të deputetit Albin Kurti dhe dhjetëra aktivistëve të VV-së. Tri partitë opozitare nëpërmjet një deklarate të përbashkët për media u kanë bërë thirrje qytetarëve të bashkohen rreth tyre. VV-ja, AAK-ja dhe Nisma kanë vlerësuar se aksionet e tyre nuk mund t’i ndalë asnjë shtet policor, asnjë arrestim, asnjë dhunë. “Aktivistët do të lirohen. Dhunuesit do të vihen shumë shpejt përpara një drejtësie së vërtetë dhe funksionale, në një Republikë që ka për të qenë vërtet sovrane dhe pavarur”, është thënë në deklaratën e partive opozitare

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), në kuadër të mandatit për monitorimin e respektimit të të drejtave të njeriut në institucionet e ndalimit dhe respektimin e lirisë së tubimit, ka dërguar një komunikatë ku thotë se me 28 nëntor ka vizituar aktivistët e lëvizjes “Vetëvendosje” të arrestuar nga njësitë e policisë së Kosovës në ambientet e stacionit policor në Prishtinë si dhe në Klinikën Emergjente në QKUK.

Ata kanë vlerësuar përfundimisht se veprimet e dhunshme dhe të pamatura të Policisë së Kosovës jo vetëm ndaj aktivistëve që kishin përfunduar të arrestuar, ishin të panevojshme dhe joproporcionale dhe kurrsesi nuk mund të arsyetohen në rrethanat konkrete, transmeton Koha.net.

Ekipi i QKRMT, rreth orës 20:50 të datës 28.11.2015 ka vizituar të arrestuarit në ambientet e ndalimit në stacionin policor në Prishtinë ku kishin qenë të vendosur nëntë të arrestuar, ndërsa vazhdonin të silleshin edhe të arrestuar të tjerë të kapur nga njësitet e Policisë së Kosovës me këtë rast. Po ashtu, QKRMT vizitoi edhe Klinikën Emergjente në QKUK ku kishin kërkuar ndihmë mjekësore një numër i aktivistëve të “Vetëvendosje” si pasojë, sipas QKRMT-së, e dhunës së ushtruar ndaj tyre nga pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kreret-e-shtetit-ende-asnje-fjale-per-ngjarjet-e-djeshme/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala