Kreditorët i japin ultimatum Greqisë

Autori:Avdyl Pajaziti

Udhëheqësit evropianë i kanë dhënë kryeministrit grek, Alexis Tsipras, shansin e minutës së fundit, për të dalë me reforma të gjithanshme që do ta shpëtonin vendin e tij nga kolapsi financiar.

Liderët kanë rënë dakord që samiti i fundit të mbahet më 12 korrik dhe kanë autorizuar Bankën Qendrore Evropiane që të sigurojë likuiditet për bankat greke deri në atë datë.

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, ka kërkuar nga të 28 anëtarët e BE-së që të ndjekin mbledhjen në Bruksel, duke thënë se “ky është momenti më i rëndësishëm në historinë e Eurozonës”.

Eurozona ka pritur të martën që Greqia të dalë me plane të reja, pasi votuesit grekë kanë kundërshtuar kushtet e kreditorëve për ndihmë, në referendumin e së dielës, por autoritetet greke nuk kanë pasur ndonjë propozim të ri.

Nëse Greqia nuk arrin të sigurojë fondet e ndihmës nga kreditorët ndërkombëtarë, ajo rrezikon daljen nga Eurozona.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kreditoret-i-japin-ultimatum-greqise/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala