Krasniqi:Gjykata e Prizrenit liroi personin me 150 vepra penale

Autori:Zekirja Shabani

Drejtori i Policisë së Kosovës në Prizren, Nexhmi Krasniqi ka kritikuar gjyqësorin në këtë qytet, për gjykime jo profesionale, që po i bën ndaj personave të përfshirë në vepra kriminale.

Ai thotë se një person, që ka pasur 150 raste të ndryshme penale, është liruar nga Gjykata Themelore në Prizren.

“Si ka mundësi të ndjehet i lirë qytetari kur sheh që personi me 150 vepra të ndryshme penale, lirohet brenda 48 orësh”, ka thënë Krasniqi për TV Besa, transmeton Prizrenpress.

Krasniqi tregon se krimi i organizuar ka shënuar rënie në rajonin e Prizrenit.

“Kemi rënie të krimit”, tregon ai.

Krasnqi thotë se policia në Prizren, po ashtu gjatë sezonit veror ka realizuar me sukses planin operativ të sigurimit.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/krasniqigjykata-e-prizrenit-liroi-personin-me-150-vepra-penale/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala