Krasniqi-Veselit: Ndali këshilltarët e s`kanë të drejtë

Autori:Gazeta Fjala

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi në një letër publike drejtuar kryetarit aktual të Kuvendit, Kadri Veselit.

Ai ka shkruar se Rregulloren e Punës së Kuvendit e Interpreton Kryetari e jo këshilltarët e tij.

Ja letra e plotë publike e Jakup Krasniqit

I nderuari Kryetar i Kuvendit, z. Veseli,

Ishin zhvillimet e djeshme në Kuvendin e Kosovës ato që më shtynë t’i them disa fjalë, natyrisht, jo në cilësinë e opozitarit por në atë të ish Kryetarit të Kuvendit.

Këtë e bëj për të mbrojtur Kuvendin si institucion dhe Kryetarin.

Për më shumë se shtatë vjet kam qenë Kryetar i Kuvendit, gjatë gjithë atyre viteve këshilltarët e mi në asnjë rast të vetëm nuk janë marrë as me opozitën dhe as me punën apo sjellen e deputetëve. Ata nuk janë këshilltar të Kuvendit si institucion.

Këshilltarët e Kryetarit të Kuvendit janë për të këshilluar Kryetarin dhe ndihmuar në punët dhe përgjegjësitë e tij të përditëshme. Për faktin se vetëm Kryetari e përfaqëson Kuvendin si institucion përfaqësues, ligjvënës dhe mbikëqyrës.

Në emër të administratës së Kuvendit udhëheq Sekretari i Kuvendit dhe përgjigjet për punët e tij, ndërsa për sigurinë përgjigjën të ngarkuarit për atë segment.
Ndërsa ata i kryejnë mirë e më përgjegjësi punën e tyre profesionale. Ketë po e them nga përvoja ime me atë segment.

Këshilltarët e tu, opozitës si tërësi dhe as deputetëve individualisht nuk e kanë asnjë të drejt t’ua interpretojnë Rregulloren e Punës së Kuvendit. Rregulloren e Punës së Kuvendit e Interpreton Kryetari e jo këshilltarët e tij.

Këshilltarët mund të komunikojnë me medie apo edhe të bëjnë ndonjë njoftim për ndonjë punë të Kryetarit apo edhe të Kuvendit me autorizomin e Kryetarit. Por në asnjë mënyrë për çështjen për të cilën folën dje këshilltarët tuaj.

Autoriteti dhe përgjegjësit e kryetarit, sidomos në situata tà « tilla të nderlikuara nuk mund të barten te këshilltarët!  / Gazeta Fjala/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/krasniqi-veselit-ndali-k%e2%99%aa7shilltaret-e-skane-te-drejte/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala