Krasniqi: “Thaçi shpifi se qytetar nënshkroi 600 herë peticionin”

Autori:Avdyl Pajaziti

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi ka reaguar pas deklaratave të Zëvendëskryeministrit Thaçi se Opozita ka falsifikuar peticionin dhe se një qytetar ka nënshkruar deri në 600 herë

Krasniqi ka thënë se Thaçi po mundohet që, sic tha ai, me shpifje ndaj peticionit ta fshedhë dështimin e vet diplomatik.

Ky është postimi i plotë i Frashër Krasniqit:

Dështimin e vet diplomatik, Thaçi po mundohet ta fshehë me shpifje ndaj petiticionit më të madh që është realizuar ndonjëherë në Kosovë. Ai po i quan qytetarët falsifikatorë, sikur që Isa Mustafa i quante të padijshëm e injorantë.

Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi, do të mund ta përdornin peticionin si argument për tërheqjen e marrëveshjeve me Serbinë dhe demarkacionit me Malin e Zi.

Është brengosëse se sa larg mund të shkojnë këta qeveritarë, për t’i qëndruar besnikë Serbisë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/krasniqi-thaci-shpifi-se-qytetar-nenshkroi-600-here-peticionin/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala