Krasniqi rizgjidhet kryetar i PD-së në Obiliq

Xhelal Krasniqi është rikonfirmuar kryetar i Partisë së Drejtësisë, dega në Obiliq edhe për një mandat.
Ai ëshët zgjedhur në kuvendin e shtatë zjedhor të kësaj dege ku edhe është zgjedhur kryesia e re.
Me vota unanime edhe për një mandat katër-vjeçar, në krye të PD-së së Obiliqit u rizgjosh Xhelal Krasniqi, i cili u zotua se do të angazhohet edhe më tutje për të fuqizuar strukturat e PD-së në rajonin e Obiliqit.
Në një njoftim për media të PD-së thuhet se ndershmëria, përgjegjësia dhe profesionalizmi, do të jenë kriterët me të cilat Krasniqi synon të avancojë platformën e tij politike, duke premtuar se në zgjedhjet e ardhshme kjo parti do të shënojë rritje të kënaqshme.