Krasniqi: Qeveria të ndajë fond për kompensimin e dëmeve në bujqësi

Autori:Avdyl Pajaziti

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi në mbledhjen e Qeverisë ka kërkuar që të ndahet një fond për kompensimin e dëmeve në bujqësi, të shkaktuara nga vërshimet që ndodhen këto ditë por edhe muajt më herët.

Ai ka thënë se ministria dhe komunat nuk e kanë ende një kod buxhetor për këtë gjë, andaj edhe ka kërkuar që për këtë vit të ndahet nga qeveria një fond.
Krasniqi ka sqaruar se ka dëme të konsiderueshme në disa komuna, por për këtë ka thënë se duhet bërë disa vlerësime në mënyrë që të ketë të dhëna reale për dëmet.

“Ne po punojmë që gjatë këtij mandati të krijojmë një skemë për sigurimet bujqësore, që do të ishin një zgjidhje e përhershme, e qëndrueshme dhe një garancë e fortë për fermerët. Ministria në këtë rast do të mund të subvenciononte pagesën e primit për sigurim. Për këtë tashmë kemi filluar punën dhe komunikimet e para me palët e interesit”, tha ai.

“Por, derisa kjo të ndodhë, për këtë vit kërkoj që si Qeveri të gjejmë një mundësi për ndarjen e një fondi për kompensimin e pjesshëm të dëmeve, së paku të kostos së inputeve të fermerëve të dëmtuar, gjithmonë duke u siguruar për një vlerësim real të tyre, në bashkëpunim edhe me komunat. Nga komunikimet që kam pas këto ditë, e di që së shpejti do kemi edhe vlerësime e kërkesa të caktuara nga komunat e prekura nga dëmet, andaj besoj se edhe Qeveria duhet të jetë e përgatitur për t’iu ndihmuar, brenda mundësive, fermerëve të dëmtuar”, tha ministri meli Krasniqi. /Telegrafi/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/krasniqi-qeveria-te-ndaje-fond-per-kompensimin-e-demeve-ne-bujqesi/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala