Krasniqi: “Nuk shoh ndonjë të metë tek Kadri Veseli”

Autori:Avdyl Pajaziti

Ish-kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi ka thënë se pasardhësi i tij Kadri Veseli është duke kryer punë të mirë në drejtimin e Kuvendit.

“Kryetari ri iu ka dhënë hapësirë e mjaftueshme opozitës këtu nuk shoh ndonjë të metë. Por nëse shihet nga puna ka më pak punë, vetëm 50 ligje të miratuara më pak”, ka thënë Krasniqi duke kritikuar Qeverinë e Kosovës po zvarritje të sjelljes së projektligjeve në Kuvend për miratim.

Krasniqi: Jahjaga e Thaçi bojkotuan ceremoninë për Isa Boletinin

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka kritikuar presidenten e Kosovës, Atifete Jahjagën dhe zv/kryeministrin Hashim Thaçin për bojkotim të ceremonisë së rivarrimit të eshtrave të heorit të kombit Isa Boletinit.

Sipas tij, mospjesëmarrja e tyre nënkupton bojkot, pavarësisht se të dy këta zyrtarë ishin në vizita zyrtare jashtë shteti.

Krasniqi ka kritikuar edhe organizimin e ceremonisë së rivarrimit. “Përgatitja ka qenë jo e mirë, organizimi ka qenë i zbehur dhe protokolli i shtetit ka qenë i zbehur. As pjesëmarrja e qytetareve të Kosovës nuk ka qenë në nivel”, ka thënë Krasniqi, në klan kosova, transmeton ORAinfo.

Sipas tij, Isa Boletini ka merituar me shumë respekt dhe një organizim me të mirë.

“Ne si Kosovë e kemi kryer një obligim, por organizimi nuk e ka nderuar as gjeneralin Isa Boletinin e as pasardhësit e tij, prandaj kërkojë nga protokolli i qeverisë së Kosovës që në situata të tilla të këtë me shumë kujdes sesi e bënë organizmin”, ka thënë Krasniqi. /ORAinfo/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/krasniqi-nuk-shoh-ndonje-te-mete-tek-kadri-veseli/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala