Krasniqi: MSA mundësi për produktet vendore që të shiten në BE

Autori:Avdyl Pajaziti

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi ka thënë se shumë prodhime nga Kosova tashmë janë të pranishme në tregun evropian. Por, që sipas tij, me Marrëveshjen për Stabilizim dhe Asociim, prodhuesit dhe përpunuesit tanë do të kenë mundësi të reja që produktet e tyre t’i shesin në tregjet e Bashkimit Evropian.

Në këtë mënyrë, sipas tij, do të ketë përfitime nga lehtësirat doganore dhe masat e tjera preferenciale.

“Për mua ky është një lajm i shumëpritur dhe që duhet të na japë secilit vullnet edhe më të madh për punë”.

“Në këto vite, dhe në veçanti këtë vit, kemi investuar shumë që të rrisim sipërfaqet e tokës më kultura të ndryshme bujqësore dhe, më e rëndësishmja, jemi përpjekur që bashkërisht të punojmë edhe më shumë në ngritjen e cilësisë së produkteve tona. Duhet të bëjmë edhe më shumë që të arrijmë standarde sa më të larta të cilësisë, por edhe marketing më të mirë, ashtu që prodhimet tona të jenë sa më pranë konsumatorit evropian”, ka shkruar ai në Facebook.

Sipas Krasniqit, Kosova ka potencial të madh në bujqësi, gjë që siç pranon ai, është dëshmuar tashmë. “Na mbetet që të vazhdojmë mbështetjen e fuqishme për sektorët tanë strategjik, në koordinim me fermerët dhe afaristët tanë, ashtu që prodhimet tona të depërtojnë në çdo cep të Evropës”, ka shkruar ai më tutje.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/krasniqi-msa-mundesi-per-produktet-vendore-qe-te-shiten-ne-be/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala