Krasniqi merr pjesë në Forumin Global për Ushqim dhe Bujqësi

Autori:Gazeta Fjala

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi ka udhëtuar sot për në Gjermani, ku me ftesë të homologut të tij gjerman, Christian Schmidt do të marrë pjesë në Forumin Global për Ushqim dhe Bujqësi, njofton Ministria e Bujqësisë.

Ky Forum mbahet në kuadër të Panairit ndërkombëtar “International Green Week”, në të cilin do të prezantohen edhe 12 kompani prodhuese dhe përpunuese nga Kosova.

“Prezantimi i Kosovës në këtë panair po bëhet nën patronatin dhe me mbështetjen e MBPZHR-së, në bashkëpunim edhe me institucione të tjera vendore e ndërkombëtare.

Gjatë vizitës, ministri Krasniqi do të marrë pjesë edhe në Samitin Global të Ministrave të Bujqësisë, ku do të mbajë një fjalë rasti para homologëve të tjerë nga vende të ndryshme të botës. “

“Po ashtu, ministri Krasniqi do të marrë pjesë edhe në takimin e ministrave të bujqësisë të vendeve të Evropës Juglindore, në kuadër të Grupit Punues Drejtues për Bujqësi dhe Zhvillim Rural Rajonal (SWG), që do të mbahet po ashtu në Berlin. Në këtë takim do të marrë pjesë edhe Ministri i Gjermanisë për Ushqim dhe Bujqësi, Christian Schmidt si dhe Komisioneri për Bujqësi i Bashkimit Evropian, Phil Hogan.

Ministri Krasniqi gjithashtu do të ketë takime të ndara me homologët e tij nga vendet e rajonit dhe vende të tjera,” thuhet në komunikatë të ministrisë

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/krasniqi-merr-pjese-ne-forumin-global-per-ushqim-dhe-bujqesi/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala