Krasniqi: Kosova nuk është vend demokratik – vota manipulohet me 3 euro mbushje!

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryetari i Këshillit Kombëtar në radhët e NISMA-së për Kosovën, Jakup Krasniqi, ka thënë sot se zgjedhjet dhe votat e qytetarëve keqpërdoren dhe vidhen.

“Për këtë arsyeje nuk mund të bëhet fjalë për një vend demokratik”, ka shtuar ai.

Sipas Krasniqit, në Kosovë shfrytëzohet gjendja e keqe ekonomike që ka populli dhe manipulohet me ta, madje edhe me një thes miell.

Krasniqi i ftuar në debatin e organizuar nga KIPRED me temë “Subjektet Politike në Kosovë – Demokracia e brendshme, sistemi politik dhe fushata zgjedhore”, ka folur jo mirë për mënyrën e organizmit të zgjedhjeve në vend.

“Nuk mund të flasim për një shtet demokratik kur në këtë vend manipulohet vota e qytetarit. Ajo votë manipulohet me 3 euro mbushje në telefon apo një thes miell duke e mashtruar qytetarin vetëm që të përfitojnë si individ”, ka thënë mes tjerash Krasniqi. /Zeri/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/krasniqi-kosova-nuk-eshte-vend-demokratik-vota-manipulohet-me-3-euro-mbushje/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala