Krasniqi kërkon staf nga ministritë tjera për implementim të programit në AZHB

Autori:Avdyl Pajaziti

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi, ka kërkuar sot ne mbledhjen e Qeverisë mbështetjen e ministrive për të bërë transferimin e zyrtarëve të nevojshëm për funksionalizimin e Agjensionit për Zhvillimin e Bujqësisë, të cilën do ta mbështesë edhe Ambasada Britanike në Kosovë, për rritjen e kapaciteteve profesionale dhe njerëzore të saj.

“Kjo do të kontribuojë në avancimin e menaxhimit të donacioneve të dyfishuara për bujqësinë që do të ndahen për subvencionimin e zhvillimit të bujqësisë në vend”, ka thënë ai.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/krasniqi-kerkon-staf-nga-ministrite-tjera-per-implementim-te-programit-ne-azhb/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala