Krasniqi: Kamenica po e mbron Isën si në komunizëm

Autori:Avdyl Pajaziti

Ish-Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, e ka krahasuar mbështetjen e LDK’së së Kamenicës për Isa Mustafën sikurse kishte ndodhur në Lidhjen Komuniste të Jugosllavisë kur degës e saj i jepnin përkrahje.

Ky është postimi i plotë i Jakup Krasniqit

“LDK e Kamenicës në përkrahje të Isa Mustafës”.

Çka ju kujton kjo që po shkruajnë mediet sot?

Mbase ua kujton Organizatat e LKJ-së që mbshtetnin Sekretarët e Komiteteve të Republikave e Krahinave Socialiste?! Kur e luftonin nacionalizmin shqiptar në vitet e tetëdhjeta?!

Në fakt, a e dinë ata tamam pse e mbshtesin? A e dinë përmbajtjen e Marrëveshjeve te 25/26 gushtit 2015?

Unë do të dëshiroja që ata mos ta dinin përmbajtjen e tyre. Përndryshe te gjithve duhet të na vjenë keq, madje shumë keq për vebërinë politike të njeriut tonë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/krasniqi-kamenica-po-e-mbron-isen-si-ne-komunizem/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala