Krasniqi: Inspektorëve duhet tu vendosen kamera

Autori:Avdyl Pajaziti

Ministri i Bujqësisë, Memli Krasniqi ka bërë vërejtje në punën e inspektoratit. Madje sipas tij e vetmja zgjidhje që një inspektor të kryej punën e vetë është pajisja e tyre me kamera.

“Pika kryesore që ka nevojë me u fuqizu është pika e tretë, që inspektorati me qenë më aktivë dhe me pas një qasje serioze. Unë e di sa është problem me i pas inspektorët…inspektorëve veç duhet me ja lidh nga një kamerë me veti që me kry punën qysh duhet, nganjëherë. Kjo s’vlen vetëm për inspektoratin e tregut por gati për krejt inspektoratet”, ka thënë ministri Krasniqi, të martën në mbledhjen e Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik, raporton Koha Ditore.

Këtë ai e ka thënë duke shtuar se konsumatorët mashtrohen pasi nëpër markete bëhet përzirja produktet bimore me ato shtazore. Ai ka folur për nevojën që qeveria e Kosovës t’i mbrojë prodhuesit vendor përmes caktimit të kuotave të importi të qumështit, ashtu siç po veprojnë të gjitha vendet fqinje.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/krasniqi-inspektoreve-duhet-tu-vendosen-kamera/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala