Krasniqi i përgjigjet Roth-it: Dëshmitarët mund të mbrohen edhe në Kosovë

Autori:Avdyl Pajaziti

Për deklaratat e drejtorit ekzekutiv të Human Rights Watch, Kenneth Roth, se Gjykata Speciale duhet të themelohet për shkak se dëshmitarët nuk janë të mbrojtur në Kosovë, Jakup Krasniqi ka thënë se kjo nuk është arsye që gjykata të themelohet.

I kontaktuar nga Indeksonline. Krasniqi ka thënë se dëshmitarët mund të mbrohen edhe në Kosovë dhe kjo nuk është thelbësore për themelimin e Speciales.

“Unë nuk mendoj që do të duhej të ishte bazë e fortë se dëshmitarët nuk mund të mbrohen në Kosovë, sepse ata mund të mbrohen edhe në Kosovë edhe jashtë saj. Nuk është diçka thelbësore çështja e dëshmitarëve”, ka thënë Krasniqi për Indeksonline./Indeksonline/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/krasniqi-i-pergjigjet-roth-it-deshmitaret-mund-te-mbrohen-edhe-ne-kosove/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala