Krasniqi: Deputetët të kërkojnë nga OKB krijimin e gjykatës Speciale që pastron skenën politike

Autori:Zekirja Shabani

Deputetët që votuan pro dhe ata kundër themelimit të Gjykatës Speciale, një politolog dhe analist oplitik në vend poi quan demagog. Faik Krasniqi thotë se “këta 120 deputetë të Kosovës, po të ishin burra e burrnesha, do të kërkonin nga OKB-ja që kjo Gjykatë do të merrej edhe me krime ekonomike, vrasje politike, krime civile, krime lufte dhe krime të ndryshme, pa dallim etnie, e tek atëherë do të pastrohej rrënjësisht skena politike në Kosovë!”

Me votimin e kësaj Gjykate, sipas tij, në këtë mënyrë, do të shkonin në burg pjesa dërrmuese e këtyre deputetëve, ministrave e qindra shokë të tyre, të cilët Krasniqi thotë se janë përgjegjës për këto krime dhe shkatërrimin e Kosovës në çdo qelizë të saj.

“Prandaj, mos të na shesin demagogji as këta që votuan pro e as ata që votuan kundër”, ka theksuar politologu dhe analisti politik, Faik Krasniqi.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/krasniqi-deputetet-te-kerkojne-nga-okb-krijimin-e-gjykates-speciale-qe-pastron-skenen-politike/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala