Krasniqi: As arrestimi i deputeteve nuk do ta zmbraps opozitën

Autori:Avdyl Pajaziti

Opozita nuk e ka ndërmend të heq dorë nga realizimi i kërkesave të tyre të cilat ia kanë shtruar Qeverisë së Kosovës kohë më parë.

Zyrtarë të VV-së shprehen se arrestimi i deputetëve të partive opozitare nuk do ta sprapsë opozitën deri në realizimin e kërkesave të tyre. Madje, ata thanë se protestat nuk do t’i anulojnë në asnjë mënyrë.

Në një prononcim për ORAinfo, zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi ka thënë se përpjekjet e policisë për arrestimin e deputetëve po bëhen me qëllim të tensionimit të situatës.

“Përndjekjet që po i bën policia ndaj deputetëve të opozitës kanë për synim tensionimin e situatës. Është absurde dhe e papranueshme që Qeveria e Kosovës ta shndërrojë vendin në shtet policor, kurse shtetin policor ta vejë në funksion të realizimit të “Zajednicës” dhe demarkacionit me Malin e Zi” , është shprehur Krasniqi.

Ai ka bërë me dije se aktivitetet e partive opozitare do të vazhdojnë deri në tërheqjen e marrëveshjeve nga kryeministri Mustafa.

“Opozita nuk do të ndalet dhe do ta rrisë intensitetin e aktiviteteve të saj, deri në tërheqjen e marrëveshjeve”, ka shtuar zëdhënësi i LVV-së./ORAinfo/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/krasniqi-as-arrestimi-i-deputeteve-nuk-do-ta-zmbraps-opoziten/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala