KQZ pezullon partinë e Gjergj Dedajt

Autori:Avdyl Pajaziti

Vendimi i KQZ-së për pezullimin e disa partive politike ka prekur edhe anëtaren e Partive Liberale të Evropës me seli në Bruksel (ELDER).

Gjergj Dedaj e ka promovuar shumë anëtarësimin në këtë familje evropiane por shteti i Kosovës po i nxjerr probleme në veprimtarinë e partisë së tij.

Partia Liberale e Kosovës, e udhëhequr nga Dedaj, ka statusin ‘parti e pezulluar’.

KQZ-ja obligon partitë politike që të dorëzojnë përvitshëm formularin për të dhënat e ndryshuara. Afati i fundit i dorëzimit të ndryshimeve ishte 31 janari i këtij viti.

Partia e Dedajt nuk e ka bërë këtë.

Fat të ngjashëm me partinë e Dedajt ka pasur edhe Lëvizja Islame Bashkohu e Fuad Ramiqit, Partia e të Gjelbërve të Kosovës, Partia Shqiptare Demokristiane, Fronti Demokratik për Bashkim Kombëtar, Lëvizja e Re Demokristiane, Demokracia Sociale e Kosovës, Partia e Ballit dhe Republikanët e Kosovës.

Ndërsa nga partitë minoritare janë pezulluar Nova Partija Kosova, Socijaldemoratija, Arodna Crnogorska Partija,  Srpska Narodna Partija Kosova dhe Jedinstvena Goranska Partija.

KQZ ka njoftuar se partitë e pezulluara kanë të drejtë të ankohen ndaj këtij vendimi.

“Në bazë të Rregullës mbi Regjistrimin dhe Veprimin e Partive Politike, partitë politike të pezulluara (sipas listës së mësipërme) kanë të drejtë që brenda 24 orëve të ushtrojnë ankesë kundër Vendimit të KQZ-së në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa. Po ashtu, këto parti politike kanë afat të shtuar prej 20 ditësh për të dorëzuar të dhënat e ndryshuara vjetore”, thuhet në njoftimin e KQZ-së./Insajderi.com/.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kqz-pezullon-partine-e-gjergj-dedajt/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala