KPMM nuk ka analiza për gazin natyror në Torinë

Autori:Gazeta Fjala

 

Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale ka njoftuar se ekipi i tyre e ka vështirë të japë ndonjë konstatim profesional mbi origjinën e gazit në fshatin Torinë të Komunës së Lipjanit.

KPMM ka sugjeruar që institucionet përkatëse të zhvillojnë një studim gjeologjik për të konstatuar gjenezën, përbërjen dhe potencialin real të rrjedhës së këtij gazi.

Sipas një komunikate njoftohet se një delegacioni i KPMM-së të shoqëruar nga një zyrtar i Komunës së Lipjanit me datën 21 tetor zhvilluan një vizitë në vendin e ngjarjes, në fshatin Torinë të Komunës së Lipjanit.

“Megjithatë, në bazë të asaj që shihet, ky gazë ka erë, është pa ngjyrë, ka rrjedhë të vazhdueshme dhe relativisht shtypje të vogël, është i ndezshëm. Meqë në këtë lokacion të dhënat gjeologjike flasin për shtrirjen e basenit qymyror të Kosovës, indikacionet fillestare flasin për ndërlidhjen e këtij gazi me qymyrin, e që në aspektin shkencorë janë të njohur si gazra në “xhepat”, brenda strukturës qymyrore”, thuhet në komunikatë. / Gazeta Fjala/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kpmm-nuk-ka-analiza-per-gazin-natyror-ne-torine/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala