KOSTT shpenzon 300 mijë euro për naftë (dokument)

Autori:Zekirja Shabani

Fiks 300 mijë euro karburante i ka blerë Operator Sistemi, Transmisioni dhe Tregu (KOSTT) sh.a. për automjete dhe gjenerator.

Nuk dihet se sa është sasia e përgjithshme e karburanteve që do të blejë me këto para ky institucion, por furnizimi i është besuar kompanisë “IP-KOS” për tri vitete e ardhshme.

Në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik thuhet se kontrata do të nënshkruhet me datë 5 maj për tenderin”Furnizim me Karburante për Automjete dhe Gjeneratorë”.
Në këtë garë kanë konkurruar katër kompani ndërsa më i liri prej tyre del të ketë qenë “IP-KOS”./Gazeta Fjala/

Untitled

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kostt-shpenzon-300-mije-euro-per-nafte-dokument/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala