KOSTT drejt pavarësimit

Operatorit të Sistemit të Transmisionit dhe tregut të energjisë elektrike të Kosovës (KOSTT) ka filluar procesin e themelimit dhe operimit si zonë kontrolluese e pavarur në kuadër të Zonës Sinkrone të Evropës Kontinentale (ENTSO) organizatë kjo që përfaqëson 41 operatorë të sistemit të transmisionit nga 34 shtete të Evropës.
Ministria e Zhvillimit ekonomik njofton se KOSTT dhe grupi punues i ENTSO-E janë duke punuar në procesin e vlerësimit të përmbushjes së standardeve teknike të operimit nga ana e KOSTT-it.
Me nënshkrimin e Marrëveshjes për kyçje pritet të bëhet hapi i parë drejt anëtarësimit në ENTSO-E.
“Njohja e KOSTT si zonë rregulluese e pavarur do të sjellë benefite si dhe obligime për të gjitha palët e sektorit të energjisë elektrike në vend”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik.
MZHE bënë të ditur se faza tjetër ka të bëjë me vlerësimin e përmbushjes së standardeve nga ana e KOSTT që do të ndodhe gjatë muajve gusht dhe shtator
“Gjatë këtyre regjimeve të operimit mund të paraqiten eventualisht edhe kufizime të furnizimit që mund të instruktohen nga KOSTT dhe për këtë paraprakisht kërkojmë mirëkuptimin e konsumatorëve”, shkruan në komunikatën e MZHE-së.
Fillimin e kësaj faze është koordinuar nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik në bashkëpunim edhe me trupat tjera si ZRRE,KEK dhe KEDS./Gazeta Fjala/