Kostoja e vërshimeve

Autori:Avdyl Pajaziti

Numri i popullsive që do të preken nga përmbytjet në mbarë botën mund të trefishohet në 15 vitet e ardhshme, sugjerojnë analistët.

Sipas Institutit Botëror të Burimeve, ndryshimet e klimës dhe rritja e popullsisë janë faktorët kryesorë që po udhëheqin këtë zgjerim të përmbytjeve.

Ndërkohë, kostoja vjetore e dëmeve në zonat urbane mund të arrijë mbi 1.3 miliardë euro.

IBB thotë gjithashtu se kjo është analiza e parë që publikohet për të gjithë botën, mbi rreziqet aktuale që vijnë nga përmbytjet dhe ato që do të vijnë.

Studimi tregon se rreth 20 milionë banorë të globit janë në rrezik nga vërshimi i ujërave, që mund t’i kushtojë GDP-së rreth 90 miliardë euro.

Sipas vlerësimit të ri, vetëm në 15 vjet këto shifra mund të rriten deri në 50 milionë banorë, ndërsa kostoja e dëmeve të shkojë në rreth 470 miliardë euro.

Faktorët kryesorë të këtyre ndryshimeve konsiderohen ndryshimet e klimës dhe zhvillimet social-ekonomike.

Duke reaguar ndaj të dhënave, Banka Botërore ka deklaruar se kjo llogaritje do të ndihmojë në informimin e qeverive për zbutjen e dëmeve dhe përmirësimin e strategjive të mbrojtjes.

Sipas Kryqit të Kuq, thuajse gjysma e katastrofave natyrore me të cilat misionet e tij janë përballur ishin shkaktuar nga përmbytjet.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kostoja-e-vershimeve/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala