Kostoja e lartë rrezikon Rrugën e Arbrit

Autori:Avdyl Pajaziti

Rruga e Arbrit mund të mos ndërtohet nëse kostot e ndërtimit janë të larta. Një mundësi për mosndërtimin e saj e ka lënë të hapur Arben Ahmetaj, ministër i Zhvillimit Ekonomik, i Turizmit, i Tregtisë dhe i Sipërmarrjes në Shqipëri, shkruan sot Koha Ditore.

Ministri Ahmetaj tha për Rrugën e Arbrit se pala shqiptare dhe ajo kineze janë në proces negociatash dhe nëse kostot janë më të larta se buxheti i shtetit mund të përballojë, atëherë rruga nuk do të bëhet.

Ndërsa për sa i përket Rrugës së Kombit, ministri Ahmetaj ka pohuar se kjo rrugë që të plotësojë të gjitha standardet ndërkombëtare, duhet investuar minimalisht edhe 160 milionë dollarë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kostoja-e-larte-rrezikon-rrugen-e-arbrit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala