Kosovës i ikën 45 mijë banorë

Gjatë vitit 2014, 45,333 banorë janë larguar nga Kosova, derisa numri i personave që kanë ardhur në Kosovë ishte 5,720 banorë.
Këto janë të dhënat më të reja të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës për popullësinë e vendit.
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar raportin mbi “Vlerësimin e Popullsisë 2014”, sipas të cilës popullsi rezidente në Kosovë janë 1 804 944 banorë, krahasuar me vitin 2013, që ishte 1 820 631 banorë.