Kosovës i duhen edhe së paku 10 vjet për antarësim në BE

Autori:Gazeta Fjala

Ligjëruesi i së Drejtës dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës, Vigan Qorrolli, ka bërë me dije se përfitimet e Kosovës me rastin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit do të jenë shumëdimensionale. Ai ka thënë se me MSA-në para së gjithash, Kosova do të përfitojë në aspektin tregtar.

Në një bisedë për “Epokën e re” ai ka thënë se nga MSA-ja deri tek anëtarësimi i plotë i një shteti në BE, nevojiten minimalisht 10 vjet, por në rastin e Kosovës mund të shkojë edhe më gjatë. “Kosova duhet të ndërmarrë reforma rrënjësore në procesin e vështirë të integrimit në BE”, ka deklaruar Qorrolli.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kosoves-i-duhen-edhe-se-paku-10-vjet-per-antaresim-ne-be/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala