Kosovës i duhen 1.5 miliardë euro për infrastrukturë

Autori:Avdyl Pajaziti

Kosova aktualisht ka projekte të gatshme për modernizimin e infrastrukturës rrugore dhe të asaj infrastrukturore që arrijnë vlerën e 1.5 miliardë eurove, shkruan sot Koha Ditore.

Disa prej tyre janë në vazhdim e sipër e shumë të tjera janë në fazën fillestare. Pjesa më e madhe e tyre do të përfshihen në rrjetin bazik të infrastrukturës të gjashtë shteteve të Evropës Juglindore.

 

Edhe pse ende nuk është finalizuar rrjeti bazik i infrastrukturës, në samitin rajonal “Western Balkans 6” janë vendosur bazat e “rrjetit thelbësor” të infrastrukturës.

 

Finalizimi i rrjetit të rrugëve që do të përfshihet në kuadër të rrjetit bazik të Evropës Juglindore pritet të bëhet tek në muajin gusht, në Vjenë, kur pritet të takohen shefat e qeverive të gjashtë vendeve.

 

Lutfi Zharku, ministër i Infrastrukturës, ka thënë se qeveritë obligohen që të zotohen se do t’i finalizojnë këto projekte deri në vitin 2030.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kosoves-i-duhen-1-5-miliarde-euro-per-infrastrukture/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala