Kosovën e presin ditë të nxehta

Autori:Avdyl Pajaziti

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka reaguar në lidhje me lajmin e postuar ditën e djeshme në lidhje me motin që do të mbretërojë në vendin tonë por edhe në rajon.

Besim Aliu nga ky Institut, thotë se marrja e informatave meteorologjike nga njerëz jo-kompetent për parashikim të motit është në kundërshtim me ligjin, ndërsa thekson se të gjitha informatat rreth parashikimit të motit duhet të merren vetëm në IHMK si institucioni i vetëm i cili ka të drejtën ligjore që të merret me matjen e elementeve meteorologjike, vrojtimin dhe parashikimin e motit për gjithë territorin e Kosovës, raporton Koha.net.

Ndërkaq, vet Aliu, në bazë të matjeve të bëra nga IHMK, ka bërë me dije se nga dita e enjte deri të dielën do të mbajë mot kryesisht me diell. Temperaturat më të ulëta do të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 29-33gradë Celsius.

Këto masa të nxehta të ajrit kanë origjinë nga veriu i Kontinentit dhe do të jenë të qëndrueshme edhe për disa ditë. Do të fryjë erë nga veriu dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-7m/s.

“Këto temperatura të “larta” që po mbajnë këtyre ditëve u përgjigjen gjatësive dhe gjerësive gjeografike të vendit tonë, do të thotë se janë shumë normale kur kemi parasysh muajin dhe stinën që jemi”, ka thënë Aliu.

Për sa i përket Shqipërisë, Aliu thotë se të dominohet nga një mot me diell dhe me vlerat e maksimaleve në rritje. Temperaturat minimale përgjatë vijës bregdetare do të lëvizin nga 22 gradë në Velipojë, deri në 25 gradë në Sarandë, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin nga 37 gradë në jug deri 38 gradë Celsius në veri të vendit.

Kur në Evropë, Besim Aliu nga IHMK thotë se temperaturat e larta vazhdojnë të shënohen në Gadishullin Iberik dhe Gadishullin e Ballkanit. Temperatura të larta, rreth 39 gradë celsius, do të jenë në Spanjë.

Edhe Evropa Juglindore dhe ajo Qendrore do të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të shpërndara. Një mot krejtësisht ndryshe do të dominojë në Evropën Veriore dhe atë Lindore ku do të ketë rrebeshe shiu dhe erëra të forta, kurse ishujt britanikë do të shoqërohen me riga shiu dhe me temperatura maksimale nën 26 gradë Celsius.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kosoven-e-presin-dite-te-nxehta/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala