Kosovë-Serbi, fillon beteja diplomatike për UNESCO-n

Autori:Avdyl Pajaziti

Edhe pse nuk është anëtare e Kombeve të Bashkuara, Kosova njoftoi më herët këtë vit se ka në plan të bashkohet me Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsimin, Shkencën dhe Kulturën (UNESCO).

Siç pritej, reagimi i Serbisë ishte i menjëhershëm dhe i ashpër. Liderët e saj u zotuan të kundërshtojnë ofertën e Prishtinës, duke argumentuar se Kosova nuk është shtet dhe nuk ka dëshmuar se është e aftë të mbrojë trashëgiminë dhe monumentet fetare ortodokse serbe.

Plani fillestar i Kosovës për të aplikuan me anë të Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) në korrik dështoi për shkak të reagimit të Serbisë, kur Beogradi i dërgoi një letër sekretarit të përgjithshëm të OKB-së Ban Ki-moon, duke thënë se kërkesa e Prishtinës ishte e paligjshme sipas të drejtës ndërkombëtare.

Edhe nuk e lejoi UNMIK-un të paraqiste aplikimin e Kosovës, Kombet e Bashkuara autorizuan UNESCO-n të udhëheqë procesin në mënyrë të pavarur. Kjo ishte shumë e rëndësishme, sepse nënkuptonte se dyert e UNESCO-s nuk ishin mbyllur plotësisht për Kosovën.

Prandaj, Kosova vendosi të aplikonte me anë të një ‘dere të pasme’ duke përdorur Shqipërinë (ambasadori i të cilës në UNESCO ndodh të jetë nënkryetari i Këshillit Ekzekutiv të saj) për të paraqitur aplikimin e saj.

Kërkesa është nënshkruar nga një total prej 44 shtetesh anëtare në UNESCO, duke bërë të mundur që Kosova të jetë në axhendën e Këshillit Ekzekutiv në tetor. Edhe pse procesi është i gjatë dhe i paparashikueshëm, të qenit pjesë e axhendës së këshillit të saj ekzekutiv është një hap i madh përpara për Kosovën që rrit shanset e saj për sukses.

Përtej betejës afatshkurtër në lidhje me anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, ky proces është i rëndësishëm duke qenë se përfaqëson raundin e fundit në përpjekjet e Kosovës për të fituar afirmimin diplomatik dhe përpjekjet e Serbisë për ta parandaluar këtë. Kjo do të thotë se rreziqet janë të larta për të dyja palët.

Kosova ka shumë gjasa të marrë vota në favor të saj në tetor në Këshillin Ekzekutiv sepse pjesa më e madhe e 58 shteteve të tij anëtare e kanë njohur pavarësinë e saj. Sfida e vërtetë megjithatë është të marrë 2/3 e votave në Asamblenë e Përgjithshme të UNESCO-s në nëntor.

Aktualisht vetëm 111 nga 195 anëtarë të UNESCO-s njohin pavarësinë e Kosovës. Nëse do të votonin të gjithë anëtarët, gjë që ka shumë pak gjasa të ndodhë, Kosovës do t’i duheshin edhe votat e një totali prej 19 shtetesh që nuk e kanë njohur pavarësinë e saj.

Në të vërtetë, në të kaluarën Kosova ka arritur të fitojë votat e shumë vendeve që nuk e njohin pavarësinë e saj në rastin e saj të suksesshëm për aplikimet për anëtarësim në Bankën Botërore, Fondin Ndërkombëtar Monetar, Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Komisionin e Venecias dhe së fundmi Komitetin Ndërkombëtar Olimpik.

Disa nga shtetet anëtare të UNESCO-s të cilët nuk e kanë njohur ende pavarësinë e Kosovës, siç janë Greqia dhe Sllovakia, kanë votuar vazhdimisht në favor të Kosovës në të kaluarën. Prandaj, Kosova ka mundësi të mira që të marrë 2/3 e votave të nevojshme në nëntor.

Mund të pritet një fushatë intensive nga Serbia për të parandaluar një rezultat të tillë. E megjithatë, Serbia e ka bërë të qartë se do të bllokojë anëtarësimin e Kosovës në institucione ndërkombëtare me çdo gjë që mundet. Megjithatë, në këtë çështje në veçanti, Serbia është në disavantazh në dy aspekte tepër të rëndësishme.

Së pari, Serbia deri më tani ka qenë e suksesshme në bllokimin e Kosovës vetëm në rastet në të cilat ka një mekanizëm vetoje ose në të cilat anëtarësimi kërkon një votë unanime. Prandaj, mundësitë e Beogradit në UNESCO janë mjaft të kufizuara.

Së dyti, Kosova duket se ka një avantazh të lehtë, kryesisht për shkak se ajo e ka marrë këtë iniciativë pas një analize të mirë menduar të konfigurimit aktual të organeve vendimmarrëse të UNESCO-s.

Procesi është udhëhequr nga zv/ministri i saj i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi, i cili ka arritur të ndërtojë një media pozitive dhe fushatë diplomatike duke u fokusuar në përfitimet potenciale në fushën e arsimit, shkencës, kulturës, informacionit, si dhe trashëgimisë kulturore, në vend të çështjeve të ndjeshme politike.

Kjo betejë diplomatike ka të bëjë me shumë më tepër sesa thjesht me UNESCO-n. Kjo është një provë serioze për diplomacinë e Kosovës në përpjekjet e saj për të fituar legjitimitetin e mëtejshëm në marrëdhëniet ndërkombëtare përmes anëtarësimit në organizatat kryesore ndërkombëtare. Një përfundim i suksesshëm mund të lehtësojë anëtarësimin në agjenci të tjera të specializuara të OKB-së në të ardhmen.

Megjithatë, aspekti më i rëndësishëm ka të bëjë me përfitime konkrete që burojnë nga anëtarësimi i Kosovës në UNESCO.

UNESCO u krijua me idenë se paqja duhet të vendoset mbi bazën e moralit të njeriut dhe solidaritetit intelektual. Ai synon të ndërtojë bashkëpunim dhe rrjete në të gjitha kombet duke mobilizuar për arsimim, duke ndërtuar mirëkuptim ndërkulturor përmes mbrojtjes së trashëgimisë dhe mbështetje për diversitetin kulturor, ndjekje të bashkëpunimit shkencor dhe mbrojtje të lirisë së shprehjes.

Prandaj, përfitimet dhe detyrimet që rrjedhin nga një anëtarësim në UNESCO janë të shumta dhe aspak të kufizuara për çështjen e trashëgimisë kulturore.

Aplikimi i Kosovës duket të ketë qenë i motivuar shumë më tepër nga nevoja e saj për të qenë pjesë e rrjeteve të rëndësishme ndërkombëtare në arsim, kulturë dhe informacion sesa nga çështja e pronësisë së trashëgimisë kulturore dhe fetare në Kosovë.

Për shembull, Instituti i Statistikave i UNESCO-s ofron një nga bazat e të dhënave më të mëdha në botë për arsim, shkencë, kulturë, informim, demografikë e kështu me radhë. Mungesa e të dhënave të tilla për Kosovën (për Kosovën nuk ka të dhëna as në bazën e të dhënave për Serbinë), shumë shpesh i ka penguar institucionet dhe organizatat e Kosovës të aplikojnë për grante dhe fonde për arsimin, shkencën, kulturën dhe informacionin.

Nëse Kosova bëhet anëtare e UNESCO-, studentët, studiuesit dhe artistët shqiptarë, serbë, turq dhe romë, do të përfitonin nga këto fonde dhe grante, sidomos tani që Serbia gradualisht po tërheq skemën e saj institucionale nga Kosova si pjesë e dialogut të Brukselit.

Pa dyshim, trashëgimia Ortodokse Serbe në Kosovë (disa prej monumenteve ortodokse janë aktualisht të listuara si vende Trashëgimi Botërore të UNESCO-s) është shumë e rëndësishme si për Serbinë ashtu edhe për Kosovën dhe mbart peshë specifike simbolike për komunitetin serb të Kosovës. Në të vërtetë, ka shumë mungesë besimi kundrejt institucioneve të Kosovës për shkak të historisë së kohëve të fundit të dhunës dhe sulmeve ndaj objekteve kulturore dhe fetare.

Megjithatë, strategjia e Serbisë për t’u përqendruar vetëm te çështja e trashëgimisë fetare në Kosovë dhe pretendimi se anëtarësimi i Kosovës në UNESCO do ta vërë në rrezik atë, është çorientues dhe tepër joproduktiv.

Sipas të gjitha ligjeve të Kosovës, të gjitha monumentet e mëdha ortodokse në Kosovë janë të mbrojtura me ligj dhe janë pronë e Kishës Ortodokse Serbe dhe do të vazhdojë të jetë kështu edhe nëse Kosova i bashkohet UNESCO-s.

Pas anëtarësimit të Kosovës, emri i vendit të tyre do të ndryshonte nga “Serbi” në “Kosovë” (i cili i rendiste ato si ‘Monumente Mesjetare në Kosovë’), por jo përshkrimi i tyre.

Unë besoj se anëtarësimi në UNESCO do t’i vërë institucionet e Kosovës nën shqyrtim më të madh në lidhje me ruajtjen e vendeve ekzistuese të listuara dhe do të hap rrugën që më shumë monumente të tjera të listohen si Trashëgimi Botërore Kulturore.

Pavarësisht nga rezultati i ofertës për anëtarësim, është për të ardhur keq që marrëdhënia e Kosovës me një organizatë të tillë si UNESCO, e cila promovon mirëkuptim ndërkulturor dhe solidaritet, rrezikon përçarjen edhe më shumë të marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit.

Gjithashtu pesha diplomatike e një rezultati të tillë si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë duket të ketë lënë në hije përfitimet e mëdha të një anëtarësimi të mundshëm të suksesshëm në UNESCO në fushën e arsimit, shkencës dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore për të gjithë në Kosovë.

Gëzim Krasniqi është pjesë e programit “Alexander Nash” në Studimet Shqiptare në Shkollën e Studimeve Sllave dhe Evropiano-Lindore, Universitety College, Londër. /BIRN/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kosove-serbi-fillon-beteja-diplomatike-per-unesco-n/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala