Kosovarit nga Amerika në Dhërmi i vidhen 4100 dollarë dhe 4 pasaporta

Autori:Avdyl Pajaziti

Të njohur si turistët tradicional që nuk e “braktisin” kurrë bregdetin shqiptarë, turistët nga Kosova por edhe nga diaspora janë “zhgënjyer” nga ajo që kanë gjetur këtë vit në bregdetin shqiptarë.

Një familje kosovare nga Prishtina me qëndrim në Amerikë nuk e ka kaluar fare mirë këtë sezon.

Familjes Sejdija në hotelin “Marko” të Dhërmis në të cilin ata ishin duke qëndruar, dikush u ka vjedhur një shumë të madhe parash si dhe katër pasaporta amerikane.

Njëri nga anëtarët e kësaj familje Artan Sejdija ka treguar për Indeksonline se si ka ndodhur ngjarja.

“Jemi një familje dhe na kanë vjedhur afër 4100 dollarë dhe na mungojnë katër pasaporta amerikane. I kemi pas tri dhoma në hotel e njërën na kanë ndërrua prej katit dytë na kanë qit në të parin e bash qaty na kanë vjedh”, ka treguar për Indeksonline, Artan Sejdija.

Ai beson se hajnat kanë hyrë në dhomë nga ballkoni. Artani më pas ka treguar se e kanë paraqitur rastin në polici dhe se ata janë duke u e hetuar.

“E kemi paraqitur rastin në polici, dhe policia na ka thënë se edhe më parë në të njëjtën dhomë ka ndodhur një vjedhje”, ka theksuar Sejdija.

Gjatë kësaj sezone verore ka pasur ankesa të mëdha nga qytetarët e Kosovës të cilët kanë vizituar rivierën shqiptare, për shkak të çmimeve të larta, pastaj papastërtisë, e edhe vjedhjeve të cilat kanë qenë më të shpeshtuara kësaj vere./Indeksonline/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kosovarit-nga-amerika-ne-dhermi-i-vidhen-4100-dollare-dhe-4-pasaporta/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala