Kosovari që u punësua në Turqi si ciceron, por përjetoi ferrin (Foto)

Autori:Avdyl Pajaziti

Për 40 ditë punoi me vetëm nga tre orë gjumë, e në fund për krejt këto ditë u pagua vetëm 35 euro. Drilon Shoshi nga Peja përjetoi ferrin e vërtetë në Turqi.

Ai u punësua si ciceron në Agjencionin “Fibula” me bazë në Antalya, por kontaktet e para i bëri përmes ‘Fibula” në Prishtinë, raporton lajmi.net.

Ushqimin e pagoi vet, bëri nga rreth 350 kilometra në ditë, kërkoi disa herë të kthehet, por kjo nuk iu mundësua.

Tregimi i tij as nuk fillon as nuk përfundon këtu. U ankua disa herë, madje u shkroi edhe Agjencisë “Fibula” në Prishtinë, por askush nuk i ndihmoi. Marrëveshjen e bëri ndryshe por ndryshe i doli, e tani ai po kalon ditët e rimëkëmbjes.

Lajmi.net ka kontaktuar edhe me Agjencionin “Fibula” në Prishtinë, por ata ende nuk kanë kthyer asnjë përgjigje.

Ndërsa, Shoshi thotë se sa herë që i shkroi pronarit, Shpëtim Turku, që njihet me nofkën Quni, por ai i tha që nuk është përgjegjës për atë që ndodh në “Fibula” në Antalya.

Shoshi thotë që biletën kur u nis i pagoi “Fibula” në Prishtinë, e për paratë që iu ndalën që janë 450 euro, pronari i “Fibulas’ në Antalya, Mustafa Sari, i ka dërguar mesazh duke i thënë se janë për biletë kthyese për Ambasadë e të tjera.

“Do të shkoj në Ambasadë të kërkoj sqarim nga ta se çka ka ndodhur dhe pse, sepse atje kam shku kur e kam marr vizën, do të shkoj edhe në ‘Fibula’ që të më japin sqarim për paratë që Mustafa Sari thotë se më janë ndalur”, thotë Shoshi.

Ai vlerëson se kjo është një hajni që i është bërë, përveç krejt maltretimeve të tjera, sepse sipas tij, ciceronët nuk duhet paguajnë biletën./lajmi.net/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kosovari-qe-u-punesua-ne-turqi-si-ciceron-por-perjetoi-ferrin-foto/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala