Kosovari përgjak zviceranin për shkak të motrës

Autori:Zekirja Shabani

Një 20-vjeçar, kosovar, i ngjeshur në frymën patriarkale dhe klanore si dhe me tradita maskuliniste, i ka sjellë vetës probleme ligjore duke u përpjekur të mbrojë nderin familjar dhe kombëtar, shkruan gazeta frankofone “Laliberté”.

Albinfo.ch ka përkthyer shkrimin në fjalë, i cili vë në dukje disa të rinj kosovarë që jetojnë në Zvicër dhe që veprojnë në mënyrë agresive në emër të dinjitetit familjar apo nderit kombëtar.

Ministri publik ka njohur fajtor djaloshin kosovar për lëndim të thjeshtë trupor me një objekt të rrezikshëm, për fyerje, kërcënim si dhe për vepër kundër ligjit për bartje të armës.

Ministri publik e ka dënuar me katër muaj (çdo ditë gjobë) si dhe e ka gjobitur me 2.500 franga.

“Ti i fole motrës sime…?” Kosovari 20-vjeçar, i cili duket të ketë marrë një edukatë patriarkale dhe klanore me traditë maskuliniste, i ka sjellë vetes plot probleme ligjore duke u përpjekur të mbrojë nderin familjar dhe kombëtar.

Sipas tij, familja dhe kombi i tij janë njollosur seriozisht për shkak të marrëdhënies sentimentale në mes të motrës së tij dhe një djaloshi zviceran nga Gruyer.

“Zvicerani në fjalë ishte një djalë shumë i mirë, por kishte një të metë, nuk ishte shqiptar”, thekson gazetari.

Kosovari i ri ishte njëkohësisht shumë modern dhe arkaik në funksionimin e tij, ai kishte përdorur mesazhet WhatsApp për t’i dërguar zviceranit fyerje të rënda dhe kërcënime.

Siç duhet theksuar, të nesërmen rreth orës 23 ai paraqitet para shtëpisë së të dashurit të motrës me vëllain e tij, me “motrën e pandershme” dhe një mik.

Me një shkop të hekurit, ai burrërisht fyen gjyshen e zviceranit.

Vëllai binjak i tij del nga shtëpia dhe pritet me një goditje të rëndë të shkopit.

Aty fillon një prelud me një stuhi goditjesh, gjersa djaloshi zviceran përplaset për tokë.

Pas kësaj, thekson gazetari, nderi i familjes lahet në gjak. Kosovari largohet dhe mundohet të fshehë armën në fjalë.

Vendimi gjyqësor ka njohur fajtor djaloshin kosovar për lëndim të thjeshtë trupor me një objekt të rrezikshëm, për fyerje, kërcënim si dhe për vepër kundër ligjit për bartje të armës. /albinfo/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kosovari-pergjak-zviceranin-per-shkak-te-motres/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala