Kosovari dënohet me 30 muaj burg, pasi iu gjet doreza në bankën e vjedhur

Autori:Avdyl Pajaziti

Ishte akuzuar për dy plaçkitje të të njëjtës bankë por për plaçkitjen e parë mungojnë dëshmi konkrete që do ta implikonin kosovarin.

Kosovari 35 vjeçar, i akuzuar për dy plaçkitje të njëpasnjëshme të bankës së njëjtë (brenda dy muajve) është shpallur fajtor vetëm për plaçkitjen e dytë. Për këtë delikt, Gjykata e Qarkut në Horgen e ka dënuar atë me 30 muaj burg, nga të cilat vetëm 12 muaj vuajtje të burgut efektiv, shkruan tagesanzeiger.ch.

Duke qenë se ai është në mbajtje të burgut tash tetë muaj, atij i mbeten vetëm edhe 116 ditë vuajtje dënimi.

I dënuari i kishte hedhur poshtë me vendosmëri të dy akuzat, por në rastin e dytë i ishte gjetur një dorezë në vendin e plaçkitjes, në bankën Raiffaisen Bank në Adliswil të Cyrihut, transmeton albinfo.ch. Pas analizës së ADN-së, gjurmët në dorezë janë përputhur me karakteristikat e personit të akuzuar.

Për plaçkitjen e parë mungojnë dëshmi konkrete që do ta implikonin kosovarin kështu që ai është shpallur i pafajshëm sa i takon asaj.

Përveç dënimit me burg, kosovari duhet t`i paguajë bankës shumën e parave të vjedhura në plaçkitjen për të cilën është dënuar, pra 38 mijë franga./albinfo

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kosovari-denohet-me-30-muaj-burg-pasi-iu-gjet-doreza-ne-banken-e-vjedhur/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala