Kosovari dëbohet nga Italia pse dyshohet se është xhihadist

Një shtetas kosovar, që jetonte në Itali prej vitit 2001, me leje të rregullt qëndrimi, është dëbuar për të paktën 10 vjet nga vendi fqinj.
Lajmin e bëjnë të ditur mediet italiane, sipas të cilave 31-vjeçari Mevait Kokora është dëbuar nga policia e qytetit të Udines, me urdhër të Ministrisë së Brendshme, transmeton shekulli .
Sipas burimeve, dëbimi i tij ka ardhur pasi kishte përqafuar ideologjinë xhihadiste, duke vendosur marrëdhënie me elementë radikalë.
I influencuar nga fondamentalistët ballkanas, Kokora rezulton të ketë qenë edhe në një kamp stërvitjeje në Turqi, për të shkuar për të luftuar në Siri.