Kosovarët të tretët me kërkesa për azil në Luksemburg

Autori:Gazeta Fjala

Luksemburgu ka pranuar shumë kërkesa për azil në shtator dhe Kosova zë vendin e tretë me 29 kërkesa për azil pas sirianëve që prijnë dhe irakianëve.

Një numër total prej 1212 njerëzve kanë aplikuar për azil në Luksemburg që nga fillimi i vitit.

Nga ky numër, 374 aplikacione për mbrojtje ndërkombëtare janë dorëzuar në muajin shtator, shifra më e lartë e regjistruar brenda një muaji që prej vitit 2010.

Shumica e aplikacioneve janë dorëzuar nga shtetasit sirianë (156), irakianët (101) duke u pasuar nga Kosova (29), shkruan wort.lu, transmeton Klan Kosova.

Azilkërkuesit sirianë që kanë ikur nga lufta përbëjnë më shumë se një të pestën e kërkesave për azil të paraqitura në fillim të vitit.

Këto shifra, megjithatë nuk përfshijnë 74 sirianët që janë ftuar në Luksemburg në maj të cilët automatikisht kanë marrë statusin e refugjatit.

Deri tani 576 persona janë kthyer në vendet e origjinës pasi aplikacionet e tyre u refuzuan. Shumica që janë kthyer janë nga Bosnja dhe Hercegovina dhe përbëjnë shifrën prej 164 personave.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kosovaret-te-tretet-me-kerkesa-per-azil-ne-luksemburg/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala