Kosovarët të 83’it në botë për lumturi

Autori:Zekirja Shabani

Për të parën herë në Kosovë, studentët kosovar të Kolegjit Universum kanë vendosur që këtë vit t’i bashkëngjiten mbi 13 milionë njerëzve tjerë në botë, për ta festuar ditën e lumturisë.

Dita e lumturisë ose në origjinal “Happiness Day” është festë e inicuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, e cila për herë të parë është festuar në vitin 2012. Pas tre vitesh, kësaj feste i janë bashkuar edhe kosovarët, përkatësisht studentët e Universum të cilët përmes lumturisë duan ta dëshmojnë se vendi i tyre është pjesë e ngjarjeve botërore dhe e integruar sikurse kombet tjera të zhvilluara dhe ato në zhvillim.

Motoja e këtij viti për ditën e lumturisë është “lidhja me njerëzit”, ndërsa për çdo vit motoja e kësaj dite ndryshon, për t’i dhënë njerëzve arsye të ndryshme për të qenë të lumtur.

Kosova sipas raportit të OKB radhitet në vendin e 83-të për lumturi nga 150 vendet në listë. Indikatorët matës për lumturi sipas OKB-së janë GDP per capita, liria për të zgjedhur, pavarësia nga korrupsioni, jetëgjatësia e popullsisë dhe ekonomia e gjelbër.

Sipas raportit të OKB-së për vitin 2013/2014, Danimarka është vendi më i lumtur në botë.

Ndërsa sipas një raporti tjetër, përkatësisht Happ Planet Report, Meksika është vendi më i lumtur dhe shtetet e Amerikës Latine janë më të lumturat.

Në njoftimin e Kolegjit Universum thuhet se kolegji kujdeset për lumturinë e studentëve të saj dhe hulumton faktorët që i bëjnë studentët e tyre të lumtur, sepse lumturia është pjesë e rëndësishme e suksesit të tyre në studime.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kosovaret-te-83it-ne-bote-per-lumturi/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala